Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se kjo forcë politike do të bëjë një analizë të plotë lidhur me humbjen e zgjedhjeve.
Berisha tregoi se kjo analizë synon që Partia Demokratike të modernizohet dhe të hapet gjithnjë e më shumë.
Por, shtoi se fillimisht do të finalizohet denoncimi i asaj, që e konsideron një farsë elektorale.
Sali Berisha: Pasi të finalizojmë denoncimin e farsës, PD do bëjë një analizë të plotë në mënyrë që të modernizohet dhe të hapet gjithnjë e më shumë
Tani, statuti është në rregull, nuk ka nevojë për momentin për ndonjë ndryshim.
Sigurisht që pasi të finalizojmë denoncimin në Shqipëri dhe botë të farsës elektorale, PD do bëjë një analizë të plotë të të gjitha problemeve në mënyrë që të modernizohet dhe të hapet gjithnjë e më shumë.