Aktualitet

Hyn në fuqi masa që ndalon lëvizjen e automjeteve private e të transportit publik

Në kuadër të përpjekjeve për kufizimin e përhapjes së koronavirusit, prej 4 orësh, në vendin tonë ka hyrë në fuqi masa drastike që ndalon lëvizjen e automjeteve private e atyre të transportit publik. Deri mesnatën e së djelës, lejohen të qarkullojnë vetëm autoambulancat, makinat që kryejnë funksione shërbimi shtetëror e ato që transportojnë mallra. Vetëm në Durrës konstatohen shkelje dhe u shoqëruan 5 drejtues që nuk respektuan masat e do të sanksionohen.