Sport

Hysaj drejt largimit nga Lacio, por mbetet në Serinë A!

Elseid Hysaj pritet të largohet nga Lacio gjatë merkatos së verës, pasi mbrojtësi shqiptar nuk bën më pjesë në planet kryesore të klubit kryeqytetas. Kontrata e tij është e vlefshme deri në qershor 2026 dhe do të largohjet me parametra zero nga kryeqytetasit.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, një nga skuadrat e interesuara për shërbimet e tij është Parma, që po shqyrton mundësinë për ta afruar lojtarin pa kosto transferimi. Klubi emilian e sheh Hysajn si një përforcim me eksperiencë, i cili njeh shumë mirë kampionatin italian.

Trajneri i Parmës, Karlos Kuesta, thuhet se e vlerëson profilin e mbrojtësit shqiptar, si për cilësitë në fushë ashtu edhe për eksperiencën e fituar ndër vite në Serinë A. Për momentin, gjithçka mbetet në fazë kontakti dhe vlerësimi, por pista që e lidh Hysajn me Parmën po fiton gjithnjë e më shumë terren, me zhvillime që priten në javët në vijim.