Elseid Hysaj mund të ketë gjetur zgjidhjen e tij sa i përket vijimësisë së edicionit, duke pasur parasysh se ka dalë jashtë planeve të Lacios. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, mund të bëhet pjesë e një shkëmbimi për të shkuar në një tjetër klub të Serisë A të paktën për vijimin e sezonit.
Lacio kërkon nga Fiorentina qendërmbrojtësin Luka Ranieri, i cili ka përfunduar jashtë formacionit titullar. Skuadra e qytetit të Firences kërkon një shumë parash për të, por edhe një futbollist që të ketë si alternativë në mbrojtje për çështje numerike në këtë repart.
Këtu diskutimi ka kaluar te Hysaj, i cili padyshim kërkon minuta në dispozicion, pasi nuk dëshiron të kalojë përsëri disa muaj në pankinë apo tribunë, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën te Lacio, në pritje të përfundimit të kontratës së tij që skadon në verën e këtij viti.
Palët pritet të takohen në ditët në vijim për të diskutuar më gjatë këtë alternativë që është hapur për merkaton e kësisoj, nuk është aspak çudi që Hysaj të ndërrojë ambient në ditët e fundit të merkatos së janarit.
LEXO EDHE: Zvicër, shkëlqen Xherdan Shaqiri; tregolësh në fitoren e Baselit me Zürich