Linton Weirich, i njohur për përfshirjen e tij në skandalin me gardianen Linda De Sousa Abreu, ka përjetuar një sulm të dhunshëm në burg, gjatë një vizite me të dashurën dhe foshnjën e tij të porsalindur.
Sipas raportimeve nga autoritetet, Weirich është goditur me grusht nga një i burgosur tjetër në një zonë vizitash, duke rënë mbi foshnjën që mbante në krahë.
Fatmirësisht, foshnja, e cila ka pësuar dëmtime të rënda në kafkë, është trajtuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ky incident ka ndodhur pas publikimit të videos që tregon Weirich me Abreu, një gardiane që u dënua me 15 muaj burg për shpërdorim të detyrës.
Në kohën kur videoja u bë e njohur në rrjetet sociale, e dashura e Weirich ishte shtatzënë dhe, pas stresit të madh, ajo u shtrua në spital.