Aktualitet

I dehur në timon, arrestohet 44-vjeçari në Elbasan/Aksidentoi një këmbësor!

Në Elbasan, policia vuri në pranga 44-vjeçarin Florenc Prroi, i cili ditën e djeshme duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur përplasi një këmbësor 56 vjeç. I aksidentuari është në kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës në Tiranë. Pas aksidentit 44-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes. Në pranga ra edhe dhe Arben Beka 55 vjeç, pasagjer në mjetin e drejtuar nga Florenc Prroi. Akuzohet se nuk kallëzoi krimin.

Njoftimi: 

Pasditen e djeshme, me automjetin që drejtonte i dehur, përplasi 1 këmbësor dhe 1 mjet bujqësor të parkuar, dhe u largua nga vendngjarja, identifikohet dhe kapet 44-vjeçari. Në pranga dhe një 55-vjeçar që ishte pasagjer në automjet, në momentin e aksidentit, dhe nuk e kallëzoi rastin. Gjendet dhe sekuestrohet automjeti i 44-vjeçarit, i përfshirë në aksident.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve policore, të kryera menjëherë pas aksidentit rrugor të ndodhur pasditën e djeshme, në fshatin Tregan, specialistët e qarkullimit rrugor identifikuan, lokalizuan dhe arrestuan drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasin F.P., 44 vjeç.

Nga veprimet e deritanishme dyshohet se me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, 44-vjeçari ka përplasur këmbësorin, shtetasin F.K., 56 vjeç, dhe 1 mjet bujqësor të parkuar, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. 56-vjeçari aktualisht është në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës.

Në vijim të këtyre veprimeve, u vu në pranga, për moskallëzim të krimit, shtetasi A.B., 55 vjeç, pasagjer në automjetin e 44-vjeçarit, në momentin e aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.