I ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, ka qenë këngëtari i njohur Klajdi Musabelliu. Ai ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri që mban titullin “Ajo” dhe është prej dy javësh pjesë e “The Top List”. Klajdi u ndal edhe pak tek edicioni i këtij viti i “Big Brother VIP”…
A ke ndonjë lojtar të preferuar dhe si po i shikon të gjithë konkurrentët deri në këtë pikë?
Kisha dhe kam. Isha me Shpatin, por ndodhi ajo që ndodhi. Isha me Stinen se jemi kolegë prej vitesh, por dhe ai doli. Më pëlqen Kristi, Stenaldo, më pëlqente Stelina. Stenaldo është një djalë shumë i zgjuar, i lexuar. Do më pëlqente të ishte fituesi.
Gjej veten tek dramat e tyre, por më duken shumë real nga ata të tjerët që janë në rol. Më pëlqejnë ata që janë të drejtpërdrejtë dhe e kanë mendjen e ndritur. Nuk e gëlltis dot që në kuadër të lojës të bësh gjithçka. Ka një limit. Nuk mund të përdorësh lojën si justifikim. Nuk më pëlqen.
Nuk më pëlqen loja e tij, por është shumë interesant, Rogerti. Ai është modeli i lojës që nuk e kam pëlqyer kurrë. Publiku ka filluar ta pëlqejë. Mund t’i kuptoj në kuadër të lojës gjërat që bën. Është një lloj loje që nuk më pëlqen, por është i suksesshëm. I funksionon ai rol. Nuk më duket si kostum i qëndisur për të, por atë rol ka zgjedhur dhe do ta çojë deri në fund.
Si e shikon romancën mes Brikenës dhe Mateos?
Është një vajzë me zemër guri. Nuk e di çfarë shenje është ajo në horoskop, por iu përgjigja kërkesës së saj, vura bark (qesh). E kuptoj që është para kamerave, e sheh familja. Mateo nuk është djalë i keq. Nuk e di si mund t’i rezstojë atij. Atij i shkëlqejnë sytë.
Çfarë mendimi ke për dyshen Selin-Miri?
Selin është si shpirt, është mjaft e bukur, kaq. Mirin e njoh pak, kam ngrënë një drekë në shtëpinë e tij. Nuk më pëlqeu si e nisi. Kur nuk kam ndonjë gjë të mirë për të thënë, më mirë nuk komentoj fare. E kuptoj që është i martuar, mund të thoshte që e pëlqen. Është më e drejtë, më e pastër. Nuk më pëlqeu kur e tha që e sheh si vajzën e tij. Më mirë drejt, se sa kështu. Sepse krijon antipati. Njerëz jemi. Edhe po t’i thuash që e pëlqen, je në kuadrin e lojës. Nuk ka asgjë të keqe.
Kë do shpëtoje nga ky nominim aktual?
Kristin, është një ndër të preferuarit e mi. Greta dhe Krusita janë më të rrezikuara. Mendoj se Greta bën valixhen gati sot. Në çdo “Big Brother” ka personazhe që nuk arrijnë të shpërfaqen dot.