I ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë ish-banori i BBV4 dhe artisti i njohur, Klajdi Musabelliu. Në këtë intervistë ai ka rrëfyer më shumë detaje në lidhje me projektin e tij më të ri që është publikuar së fundmi dhe ka treguar më shumë rreth krijimtarisë në muzikë dhe jo vetëm kaq…
Gjatë intervistës po diskutonin edhe në lidhje me një postim që kryeministri Edi Rama kishte bërë me këngën e Klajdit. Kur u pyet nga moderatorët se si ndihet për këtë, ai u përgjigj duke thënë se:
E pashë videon, që ai kishte publikuar këngën. E përgëzoj sepse paska shije muzikore. Ajo gjë u prit mirë, ishte diçka shumë e bukur, e cila shërben edhe për ta promovuar këngën. Një këngë, e cila vazhdon dhe pëlqehet goxha dita-ditës.