Music Showbiz

“Asaj që ishte…”/Klajdi Musabelliu publikon këngën e re: Diçka ndryshe dhe interesante…

I ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, ka qenë këngëtari i njohur Klajdi Musabelliu. Ai ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri që mban titullin “Ajo” dhe është prej dy javësh pjesë e “The Top List”. Se si lindi kjo këngë, na flet vetë më shumë Klajdi…

Kjo është një këngë që e kisha në xhep që vitin e kaluar. Por duke u marrë me projekte filmike, mbeti pak anash. Doja të krijoja një eksperiencë në projeksionet kinematografike. Vetëm kur një ditë e shoh në playlistën në telefon. Mendova së bashku me Bernard Hulmen, që është producenti i këngës, që ta nxirrnim tani. Vendosëm ta realizojmë. Videoklipi është realizuar nga Drilon Hoxha.

A është një dedikim?

Bernardi më tha që kur e krijoi e kishte mendjen tek unë, që më shikonte mua tek kjo këngë. Unë për “atë” i kam këngët e mia, për atë që ishte ose është. Në këtë rast është për atë që ishte, nuk është më, prandaj “është në kry tem”. Besoj se është diçka ndryshe si këngë. Është një produksion interesant. Nuk është ai Klajdi i përhershëm. Është dhe gërshetimi i inteligjencës artificiale me të vërtetën, një Klajdi që vjen më i freksët, më i ri.

Si ka ndikuar “Big Brother” në karrierën tënde, pasi që pas daljes tënde ke ardhur me disa këngë të reja?

“Big Brother” më hapi shymë dyer dhe dritare, më hoqi atë pluhurin. Kam filluar të jetoj nga e para, po ushqehem shpirtërisht. Nuk mund të ankohem për asgjë. Është një program që nuk të bën pis, e ke vetë në dorë. Është një eksperiencë e paharrueshme.

Nëse edhe ju e pëlqeni këngën “Ajo”, mund të vazhdoni ta votoni atë për të qëndruar sa më gjatë pjesë e “The Top List”.