Një lojtare e lojërave të fatit të Marylandit, e cila vazhdimisht haste numrin 29000, vendosi ta luajë atë në një tërheqje Pick 5 dhe përfundoi duke fituar më shumë se 250 mijë dollarë. Banorja e Washington, D.C.-së i tha zyrtarëve të Lojërave të fatit të Marylandit se së pari e kishte vënë re numrin kur ai ishte i shkruar në anën e një aeroplani që pa në lajme.
Lojtarja tha se e pa numrin edhe një herë disa ditë më vonë në një paketë ushqimi që e bleu për vete. “Gati asnjëherë nuk blej kashu (lloj ushqimi)”-tha ajo. Gruaja e mori këtë rastësi si një shenjë dhe bleu biletën në stacionin e karburantit BP në Eastern Avenue në Mount Rainier. Ky vendim i solli një çmim prej më shumë se 250 mijë dollarësh.
Fituesja, e cila më parë kishte fituar 80 mijë dollarë nga lojërat e fatit të D.C.-së, tha se nuk ka plane për pushime të mëdha me fitimet, por do t’i përdorë ato për projekte përmirësimi të shtëpisë. “Mund të ulem në verandën time me burrin dhe të flasim, dhe është si të bësh një udhëtim”, tha ajo.
Ndërkaq, një grua nga Michigani tha se një telefonatë që fillimisht mendoi se ishte një mashtrim, rezultoi të ishte një hap i rëndësishëm në rrugën drejt fitimit të një çmimi prej 1 milion dollarësh në lotari. “Kur pashë një telefonatë nga Lotaria e Michiganit një ditë, ngurrova të përgjigjem sepse supozova se ishte një mashtrim, por në fund u përgjigja për të parë se për çfarë bëhej fjalë. U shokova kur mora vesh se isha zgjedhur si konkurrent në konkursin e dhuratave prej 1,000,000 dollarësh”-tha Williams.