Vdekja e aktorit Eric Dane ka sjellë një valë të madhe reagimesh dhe mbështetjeje nga fansat dhe miqtë e tij, të cilët kanë kontribuar financiarisht për familjen e tij.
Një fushatë në GoFundMe, e krijuar për të ndihmuar bashkëshorten e tij Rebecca Gayheart dhe dy vajzat e tyre adoleshente, Billie dhe Georgina, ka mbledhur më shumë se 200 mijë dollarë dhe shuma vazhdon të rritet. Qëllimi i fushatës është 250 mijë dollarë, një objektiv që pritet të tejkalohet së shpejti.
Aktori ndërroi jetë të enjten pas një beteje me sëmundjen ALS. Pas lajmit për vdekjen e tij, janë rritur ndjeshëm edhe donacionet për ALS Association, organizata që mbështet kërkimet dhe pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje.
Familjarë, miq dhe shumë figura të njohura të showbiz-it kanë ndarë mesazhe prekëse në nder të aktorit, ndërsa ai ka lënë pas edhe një mesazh emocional për familjen e tij përmes një projekti special në Netflix.