Milani është shumë afër mbylljes së nënshkrimit të tretë të mesfushës këtë verë, pas Modriç dhe Riçi. Mesfushori i Klub Bryzh, Ardon Jashari, nuk mori pjesë në miqësoren e ekipit të tij kundër Rejnxhërs në Glasgou, duke pritur në Belgjikë për tymin e bardhë. Siç raportohet nga Tuttosport, belgët do të ndalen për t’u stërvitur në Londër për pesë ditë të tjera, por Jashari do të presë që negociatat të zhbllokohen.
LEXO EDHE: Te Interi s’është titullar, emri i Kristjan Asllanit përfundon në La Ligan spanjolle!
Aktualisht, Milani ka ofruar 32 milionë euro plus 3 në bonuse, ndërsa Bryzh kërkon 35 milionë euro fiks. Përshtypja është se kuqezinjtë do të duhet të rrisin pjesën fikse vetëm me 1 ose 2 milionë për të zhbllokuar marrëveshjen. Jashari, nga ana e tij, i ka përsëritur klubit belg dëshirën e tij të fortë për të veshur fanellën e kuqezinjve sezonin e ardhshëm, një shenjë e një preference të qartë për destinacionin italian.
Jashari mund të bëhet një lojtar i ri i Milanit që në gjysmën e parë të kësaj jave, duke përfunduar punën e rinovimit të mesfushës. Pasi mesfusha të jetë e rregulluar, drejtuesit e Milanit do të përqendrohen në mbrojtje dhe sulm, me kërkimin për një sulmues qendror cilësor që ndoshta do të fillojë në gusht, kur çmimet e sulmuesve në treg mund të bien, pasi klubet e mëdha evropiane të kenë lëvizur edhe lojtarët e tyre.