Së fundmi, ikona e kinematografisë, Anthony Hopkins, rrëfeu përvojën që e shtyu të përballej me alkoolizmin. Ai kujtoi një incident me drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit në Kaliforni, kur kuptoi se mund të kishte vrarë veten ose dikë tjetër. Ky moment, së bashku me një takim emocional në një festë në Beverly Hills ku ai pranoi se kishte nevojë për ndihmë, shënuan fillimin e shërimit të tij.
“Isha i dehur dhe po ngisja makinën këtu në Kaliforni nën ndikimin e alkoolit, nuk kisha idenë se ku po shkoja, kur kuptova se mund të kisha vrarë dikë. Ose veten time, gjë për të cilën nuk më interesonte”, tha ai gjatë një paraqitjeje në podcast-in “The Interview” të New York Times. Ai shtoi: “Mund ta kisha vrarë familjen time në makinë, e dini. E kuptova që isha i alkoolizuar dhe erdha në vete”.
Hopkins pati një përvojë shpirtërore kur dëgjoi një zë të brendshëm që i thoshte: “Tani mund të fillosh të jetosh”. “Dëshira ime për të pirë është zhdukur”, tha Hopkins në një intervistë. Ky moment ia zhduku përgjithmonë dëshirën për alkool. Ndërkaq, Hopkins ka pasur interpretime ikonike si ai në filmin e James Ivory të vitit 1993 “The Remains of the Day”, apo personazhit të Hannibal Lecter. Së fundmi, në një bisedë me Elsa Fernandez-Santos, aktori pajtohet me filozofinë e lehtësimit dhe shijimit të jetës. Hopkins thotë se karriera e tij u frymëzua nga gjyshi nga ana e nënës, i cili besonte tek aktori kur ishte një fëmijë i vetmuar dhe i trazuar që nuk shkonte mirë në shkollë.