Anthony Hopkins ka bërë një rrëfim të pazakontë në një nga intervistat e tij më të fundit, duke treguar se gruaja e tij, Stella Arroyave, beson se ai mund të vuajë nga një çrregullim neurologjik të zhvillimit.
Aktori i famshëm, 87 vjeç, i njohur për rolet e tij brilante në filma si “The Silence of the Lambs” dhe “The Father”, zbuloi se Stella i kishte sugjeruar të konsultohej me një mjek për të përcaktuar nëse ai mund të ketë sindromën e Aspergerit.
Jam i fiksuar pas numrave. Jam i fiksuar pas detajeve. Më pëlqen që çdo gjë të jetë e saktë dhe në vendin e vet
-tha Hopkins me humor.
Stella e kontrolloi dhe më tha: ‘Duhet të kesh sindromën e Aspergerit’. Unë nuk e dija për çfarë po fliste. As nuk mund ta besoja.
Sipas Klinikës së Cleveland, sindroma e Aspergerit bën pjesë në grupin e çrregullimeve të spektrit të autizmit (ASD) dhe karakterizohet nga vështirësi në ndërveprimin shoqëror, përqendrim i madh në detaje dhe interesa shumë specifike. Edhe pse mund të diagnostikohet në çdo moshë, shenjat zakonisht shfaqen në vitet e para të jetës.
Hopkins, i cili prej dekadash njihet si një nga aktorët më të disiplinuar dhe të përkushtuar të kinemasë, është shprehur më parë se natyra e tij perfeksioniste dhe mënyra si i qaset çdo roli janë pjesë e karakterit të tij, që mund të lidhen me këtë lloj prirjeje.
Intervista vjen në një kohë kur aktori ka njoftuar edhe publikimin e librit të tij të ri, “We Did OK, Kid”, një projekt personal që përfshin reflektime mbi jetën, artin dhe marrëdhëniet njerëzore.
Hopkins, i cili shpesh flet për qetësinë dhe vetëreflektimin që ka gjetur në vitet e fundit, e ka pritur me humor sugjerimin e bashkëshortes, duke shtuar se “ndoshta, pas gjithë këtyre viteve, ajo më njeh më mirë se kushdo tjetër.”