Sport

Ilir Daja me sulm të frikshëm te Dinamo, Tetova i përgjigjet me besnikët. Ja formacionet zyrtare!

Egnatia dhe Dinamo do të masin forcat në “Air Albania”, për të vendosur fituesin e Superkupës. Ky takim do të nisë në orën 19:00.

Egnatia shkoi në finale si fituese e titullit kampion, ndërsa Dinamo e Kupës. Përballja e fundit mes dy skuadrave në “Air Albania” u fitua nga rrogozhinasit.

Tashmë Ilir Daja dhe Edlir Tetova kanë shuar dilemat për formacionet zyrtare. Trajneri dinamovit preferon nga minuta e parë Bernard Berishën, Guindon, Nanin dhe Bregun. Në anën tjetër Tetova llogarit nga fillimi shërbimet e besnikëve si Ndreca, Fangaj, Xhemajli, Aleksi dhe Fernando.

LEXO EDHE: Ylli i Milanit në një lidhje romantike me bukuroshen e Hollywood-it!

FORMACIONET ZYRTARE 

Egnatia: Dajsinani; Ndreca, Xhemajli, Sota, Fangaj; Aleksi, Fernando, Ruçi, Albanese, Bakajoko, Selmani

Trajner: Edlir Tetova

Dinamo: Teqja; Neziri, Teikseira, Dita, Maliqi, Karamba, Qefalija, Bregu, Nani, Guindo, B. Berisha

Trajner: Ilir Daja

LEXO EDHE: Kupa e Botës për Ski/ Fantastike Lara Colturi! Renditet e dyta në lëshimin e parë Slalom në pistën e Austrisë!