Auto & Moto

Jaguar njofton investimin 77 milionë eurosh!

Prodhuesi britanik i makinave Jaguar Land Rover do të investojë 77 milionë euro për të zgjeruar shërbimet e tij të lyerjes me porosi. Objektet e reja të bojës do të krijohen në Castle Bromwich në Mbretërinë e Bashkuar dhe Nitra në Sllovaki, për të mbështetur operacionin. Jaguar tha se do të dyfishonte kapacitetin e saj për lyerje me porosi për të përmbushur “kërkesën në rritje për automjete luksoze të personalizuara”. Bëhet e ditur se vendimi vjen pas një investimi të ngjashëm nga konkurrenti Rolls-Royce, i cili njoftoi më herët në janar se do të investonte 357 milionë euro në zgjerimin e fabrikës Goodwood në Mbretërinë e Bashkuar.

Në dhjetor, Jaguar gjithashtu bëri bujë duke prezantuar një koncept të ri elektrik “Type 00”. Automjeti shkaktoi reagime të ndryshme në rrjete sociale, me disa që pretendonin se prodhuesi e kishte humbur rrugën e tij si një markë luksoze. Jaguar i ka thënë lamtumirë motorit me djegie të brendshme. Marka në pronësi të Tata Motors do të fokusohet në marzhet e fitimit dhe jo në vëllime, duke pranuar se do të shesë më pak makina duke pasur parasysh çmimet më të larta. Drejtori Menaxhues i Jaguar, Rawdon Glover tha se EV i parë nga epoka e re do të kushtojë 120,000 paund. Megjithëse distanca nuk do të jetë përparësia kryesore, makina e parë e mbështetur nga Jaguar Electric Architecture (JEA) do të synojë 770 kilometra.

Prodhuesi i makinave luksoze Jaguar ka ndryshuar logon e famshme, si pjesë e një strategjie të re që thekson kalimin e markës në një “epokë të re” dhe orientimin e saj drejt prodhimit të automjeteve elektrike. Ky ndryshim vjen pas 102 vitesh histori dhe pas një periudhe të gjatë me automjete me motorë me djegie të brendshme. Logoja e re ka për qëllim të përfaqësojë një modernizim të markës. Logoja e re ka shkronjat e fjalës “Jaguar” të shkruara me shkronja të vogla, përveç “G” dhe “U” që janë të shkruara me shkronja të mëdha.