Auto & Moto

Industria automobilistike goditet nga tarifat e Donald Trump!

Aksionet e prodhuesve të makinave po shohin rëniet më të mëdha në Evropë. Bëhet e ditur se industria e motorëve do të jetë një nga sektorët më të prekur nga tarifat e planifikuara të presidentit amerikan, Donald Trump. Stellantis, markat e të cilit përfshijnë Chrysler, Citroen, Fiat, Jeep dhe Peugeot pa që aksionet e saj ranë me gati 6%. Ndër gjigantët e tjerë evropianë të makinave, VW ra me 5.7%. Gjithashtu, Mercedes ra me 4.4% dhe BMW me 4%. Bashkimi Evropian planifikon të prezantojë subvencione të reja për blerjen e makinave elektrike në të gjitha vendet anëtare. Kancelari gjerman Olaf Scholz konfirmoi propozimin gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.

Në shumë vende të BE-së, subvencionet kombëtare për automjetet elektrike janë hequr, gjë që ka sjellë një rënie të shitjeve. Tani duket se Bashkimi Evropian do ta ndryshojë këtë prirje me përpjekje të përbashkëta evropiane. “Më vjen mirë që presidenti i Komisionit pranoi propozimin tim për mbështetje të harmonizuar për makinat elektrike në të gjithë Evropën”-tha Scholz. Propozimi përfshin të ashtuquajturat bonus blerjeje për të gjithë ata që blejnë një makinë elektrike në një nga vendet e BE-së. Kështu BE-ja po shkon në drejtim të kundërt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë hequr subvencionet për automjetet elektrike.

Tom Maoli, pronar i një përfaqësie makinasg të reja dhe të përdorura në New Jersey, tha se shoferët mund të shohin një rritje të madhe të çmimeve nëse presidenti Donald Trump ndjek kërcënimin e tij për të vendosur tarifa 25% ndaj Meksikës dhe Kanadasë. “Çdo tregtar do të rrisë çmimet e makinave. Pjesë vijnë nga e gjithë bota”-tha ai. Çmimi mesatar i një automjeti të ri pasagjerësh në SHBA në dhjetor ishte 49,740 dollarë, sipas Kelly Blue Blook.

Ndërsa Maoli spekulon se nëse zbatohen tarifat, çmimet për makinat e reja mund të rriten diku nga 5% në deri në 15%. Me çmime më të larta për makinat e reja, çmimet për automjetet e përdorura do të rriteshin gjithashtu për shkak të rritjes së kërkesës. Bëhet e ditur se disa nga markat më të mëdha të makinave, duke përfshirë Ford, General Motors dhe Stellantis, kanë fabrika në Meksikë dhe Kanada.