BEST OF LIVE FROM TIRANA
I ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana”, ka qenë Aldor Nini nga Acromax. Ai ka folur më shumë mbi faktin se si Administrata Tatimore ka njoftuar se influencerët shqiptarë nuk kanë deklaruar rreh 33 mln fitime të padeklaruara nga rrjetet sociale. Autoriteti njofton se drejtoria e Hetimit ka nisur hetim ndaj 100 individëve dhe subjekteve për të ardhurat që kanë fituar në Tiktok, Youtube, Facebook, Instagram etj. Por sa të përgatitur jemi ne për një ligj të tillë?
Si e vërteton Drejtoria e Tatimeve, se sa të ardhura fiton një influencer, sepse shumë reklama në rrjete sociale bëhen në të zezë?
Këto janë procedura shumë të vështira. Mua më kujtohet që para 10 vitesh, ka filluar një hetim i tillë në Gjermani për influencerët dhe YouTubersat, dhe janë ngritur grupe të posatshme që shikonin të gjitha videot e këtyre influencerave, numëronin produktet që ato shfaqnin, merrnin një çmim mesatar tregu që t’ia kërkonin pikërisht ato para në fund. Nuk besoj se ne e kemi këtë infrastrukturë në Shqipëri, kështu që unë besoj se do mbetet në zonën gri, një e ardhur e cila nuk do tatohet dot lehtësisht. Por këtë gjë nuk e kemi vetëm me influencerët, ne këtë e kemi dhe me mediat e tjera, ose me portalet ku shikojmë bannera nga lloj-lloj kompanish. Nga do e dimë ne a janë transferuar atje para, apo janë klering për produkte apo shërbime?