Aktualitet

INSTAT: Popullsia shqiptare po plaket!

Popullsia shqiptare po plaket gjithnjë e më shumë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tre muajt e parë të 2019-s numri i lindjeve ka rënë me 10,1%, krahasuar me një vit më parë. Nga 12 qarqe të vendit, numri më i ulët i lindjeve u shënua në qarkun e Gjirokastrës dhe të Shkodrës. Kryeqyteti vijon që të ketë numrin më të lartë të lindjeve si dhe ka numrin më të lartë të popullsisë. Kushtet sociale por edhe emigrimi renditen ndër shkaqet e uljes së lindshmërisë në vendin tonë.