Top Tech - News

iPhone 16e në “Top Tech”/Ja çfarë duhet të dimë për të…

Ky episod i “Top Tech” me Mateo Kadriun sjell disa tema mjaft interante që nuk duhen humbur kurrësesi. Nga dyqani fizik i Amazon, roboti që luan futboll, restoranti i Netflix dhe risitë e iPhone 16e. Zbuloni më shumë…

Me në fund doli iPhone i ri, iPhone 16e! Po pra, Apple e bëri sërish – mori një iPhone, i shtoi ca gjëra dhe na bëri të duam ta blejmë! Pritej që të quhej iPhone SE4 por mesa duket ndërruan mendje pasi është komplet ndryshe nga iPhone SE. Së pari, ka Face ID! Butoni Home iku, mirupafshim Touch ID!  Tani kemi dhe USB-C – pra, s’do të kërkosh më karikues të veçantë kur ke nevojë për karikim urgjent. Kamera? 48 MP, një lente e vetme, por që bën mrekulli. Çipi A18 e bën më të shpejtë, plus ka një buton të ri “Action” që mund ta personalizosh për çfarë të duash. Pra, a ia vlen? Po, nëse do një iPhone të ri. Jo, nëse iPhone-i yt aktual punon akoma dhe ke kredi për të shlyer. Ti vendos!