Bota

IRA e Re merr përgjegjësinë për vrasjen e gazetares, Lyra McKee

“IRA e Re” pranoi përgjegjësinë dhe shprehu ngushëllime për vrasjen e gazetares Lyra McKee, në Irlandën e Veriut, mbrëmjen e 18 Prillit. 29-vjeçarja po raportonte mbi disa trazira në qytetin Londonderi. Grupi i disidentëve republikanë “IRA e Re” kundërshton marrëveshjen e ‘98-ës, me të cilën Ushtria Republikane Irlandeze, e njohur si IRA, i dha fund luftës kundër sundimit britanik në Irlandën e Veriut.