Irani refuzon çdo marrëveshje me Amerikën, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike. Qëndrimin e shprehu Ali Akbar Velayati, Këshilltar i Lartë i Liderit Suprem, Ayatollah Ali Khamenei. Velayati ishte në Moskë ku takoi Presidentin Rus, Vladimir Putin. Gjithashtu, Republika Islamike hedh poshtë kërkesat e Amerikës e të Izraelit për largimin e trupave iraniane nga Siria. Zyrtari i Teheranit tha se “Kjo do të ndodhë vetëm nëse e kërkon lideri sirian, Bashar al-Assad”.