Bota

Irani përgënjeshtron Trump: Nuk kemi kërkuar kurrë t’i përulemi Shtëpisë së Bardhë

Misioni i Iranit në OKB sapo i është përgjigjur pretendimit të Donald Trump se Teherani i është drejtuar Uashingtonit.

“Asnjë zyrtar iranian nuk ka kërkuar ndonjëherë të përulet para portave të Shtëpisë së Bardhë”, tha ajo në një deklaratë me shkrim.

“E vetmja gjë më e përçmueshme se gënjeshtrat e tij është kërcënimi i tij frikacak për të ‘rrëzuar’ Udhëheqësin Suprem të Iranit.

“Irani nuk negocion nën presion, nuk do të pranojë paqen nën presion dhe sigurisht jo me një luftënxitës. Irani do t’i përgjigjet çdo kërcënimi me një kundërkërcënim dhe çdo veprimi me masa reciproke”, thuhet në reagim.

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se negociatorët e Iranit sugjeruan që ata “mund të vijnë në Shtëpinë e Bardhë” për të negociuar, megjithëse tha se ishte e vështirë.

Ai tha gjithashtu se nuk është i sigurt se “sa kohë” do të zgjasë konflikti, pasi mbrojtja ajrore iraniane është shkatërruar.

 “Dy fjalë shumë të thjeshta: Dorëzim pa kushte. Është kaq e thjeshtë”, tha presidenti.
Ai gjithashtu shtoi se beson që iranianët kanë “qëllime të këqija” me programin bërthamor.

Trump tha se i do iranianët dhe ka takuar shumë të tillë në karrierën e tij.