Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif u komunikoi sipërmarrësve të brendshëm se prishja e paktit bërthamor, mund të ketë pasoja shumë të rrezikshme për shtetin. Zarif tha se dështimi i paktit mund të ndikojë në izolimin politik të Iranit. Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi tërheqjen nga marrëveshja në muajin maj, e cila liron Iranin nga sanksionet, në këmbim të frenimit të programit bërthamor.