Irani ka refuzuar propozimin e paraqitur nga Pakistani për një armëpushim 45-ditor të luftimeve me SHBA-të, me argumentin se nevojitet paqe e përhershme.
Sipas IRNA-s, Irani nuk pajtohet me një armëpushim, por thekson “nevojën për një përfundim të përhershëm të luftës, duke respektuar konsideratat e Iranit”.
Teherani ka propozuar një plan me 10 pika, për t’i dhënë fund luftimeve, një protokoll që sipas zyrtarëve vendas do të mundësonte kalim të sigurt në Ngushticën e Hormuzit dhe heqjen e sanksioneve.
Po ashtu në planin me 10 pika të Iranit, veç fundit të përhershëm të luftimeve, bën pjesë edhe rindërtimi i vendit.
Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se ditën e nesërme është afati i fundit për gjetjen e një marrëveshjeje me Iranin, për t’i dhënë fund luftës.
Reagimi i Trump erdhi pasi Irani refuzoi propozimin e Pakistanit për një armëpushim 45 ditor, me argumentin se nevojitej një paqe e përhershme.
“Nesër është afati i fundit. Ata nuk mund të kenë armë bërthamore. Propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm”, deklaroi mes të tjerash Trump, teksa mbërriti në Shtëpinë e Bardhë.
Zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Mohammad Akraminia ka deklaruar se Irani do të vazhdojë të luftojë, për sa kohë që udhëheqësit politikë e konsiderojnë të përshtatshme.
“Irani do të vazhdojë të luftojë për sa kohë që udhëheqësit politikë e konsiderojnë të përshtatshme”, tha zëdhënësi i ushtrisë iraniane. Armiku sigurisht që duhet të pendohet (për fillimin e konfliktit) në mënyrë që pas kësaj lufte të mund të rifitojmë sigurinë dhe të shmangim një tjetër”, tha ai.