Italia renditet e dyta si vendi me më shumë njerëz të prekur me Koronavirus pas Kinës. Momentalisht në shtetin fqinj rezultojnë 12.839 të prekur nga Covid-19 ku 1258 janë shëruar ndërsa 1016 kanë ndërruar jetë duke mos arritur ta luftojnë këtë virus.
Duket se italia është gjunjëzuar përballë kësaj situate ku shpresa e vetme mbeten bluzat e bardha që po bëjnë të pamundurën për të përballuar gjendjen e vështirë.
Mjekët po luftojnë ditë e natë me këtë ‘armik të padukshëm’ që qartazi ka fituar shumë terren. Sakaq, kanë nisur polemikat e forta. Një fizioterapiste nga Milano me master në shkencat mjeksore ka reaguar ashpër në rrjetet sociale duke i kërkuar publikut dhe shtetit që të kenë më tepër vlerësim për mjekët sidomos ekonomikisht.
“I jepni 1 milionë në muaj futbollistëve dhe 1300 euro mjekëve dhe studiuesve shkencorë. Tani le t’ju shërojë Ronaldo” -shkruan Valery Cambiaghi në një status në Facebook.