Gossip Showbiz

Ish-asistenti i Diddy dëshmon: Tri ditë pa gjumë dhe porosi për drogë mijëra dollarëshe?

Një dëshmi e re ka tronditur gjyqin ndaj Sean “Diddy” Combs, i akuzuar për trafik seksual, formim organizate kriminale dhe transport për prostitucion.

Ish-asistenti i tij personal, Brendan Paul, ka rrëfyer se gjatë kohës që punonte për këngëtarin ishte detyruar të kalonte deri në tre ditë pa gjumë dhe të siguronte sasi të mëdha drogash për të.

Paul, një ish-lojtar basketbolli në Universitetin e Syracuse, u punësua në fund të vitit 2022 për të ndihmuar me ushqimin dhe programet e stërvitjes së Combs.

Ai dëshmoi se shumë shpejt puna u shndërrua në një angazhim ekstrem, ku nuk lejohej asnjë lloj jete private.

Më thanë që nëse kisha të dashur, duhej të ndahesha. Puna kërkonte të isha i disponueshëm 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë

-tregoi ai.

Sipas Paul, Combs e krahasonte stafin e tij me një njësi elite ushtarake si SEAL Team 6, duke kërkuar që të mos dështonin kurrë. Për të përballuar ritmin rraskapitës, ai pranoi se kishte përdorur Adderall dhe në raste të rralla edhe kokainë.

Paul tha se ishte urdhëruar të blinte drogë të ndryshme, përfshirë marijuanë, kokainë, ekstazi, ketaminë dhe të tjera, me vlera që arrinin mijëra dollarë.

Ai tregoi se për netët e Combs në hotele, përgatitej një paketim i veçantë që përmbante qirinj, kondoma, pije alkoolike, lubrifikant dhe një çantë Gucci me drogë. Këto netë ndaluan vetëm pasi ish-partnerja e Combs, Cassie Ventura, ngriti një padi për abuzim fizik, emocional dhe seksual.

Gjatë marrjes në pyetje nga mbrojtja, Paul mohoi të kishte qenë ndonjë “mulë droge”.

Absolutisht jo

-u përgjigj ai.

Diddy, 55 vjeç, vijon të mohojë të gjitha akuzat dhe aktualisht ndodhet në paraburgim në Metropolitan Detention Center në Brooklyn.

Procesi gjyqësor vazhdon të tërheqë vëmendjen e opinionit publik për shkak të detajeve tronditëse që dalin në dritë.