Gjyqi ndaj Sean “Diddy” Combs, i akuzuar për trafikim njerëzor, abuzim seksual dhe drejtim të një rrjeti kriminal, ka zbuluar dëshmi të reja tronditëse.
Në seancën e 4 qershorit, dëshmoi Sean Deering, një 37-vjeçar që më parë kishte punuar si eskortë privat për producentin.
Deering tregoi se ishte një nga rreth 10 burrat e punësuar për të marrë pjesë në festa intime, ku detyra e tij ishte të kryente marrëdhënie seksuale me partneren e atëhershme të Diddy-t, Cassie Ventura.
Ai tha se takimet zhvilloheshin në hotele dhe apartamente private dhe se “në dhomë ishim vetëm unë, Diddy dhe Cassie”.
Në një intervistë për “People”, ai theksoi se zbuloi identitetin për të mbështetur Cassie, të cilën e përshkroi si një “grua të fortë dhe të respektueshme”.
Ai shtoi se kurrë nuk ka parë dhunë fizike, por Diddy shpesh dukej i tensionuar gjatë takimeve.
Procesi gjyqësor ndaj Diddy-t vazhdon, me rrezik për dënim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.