Botë e Çuditshme

Ish-futbollisti i Liverpool, Daniel Sturridge në konflikt me reperin Killa Fame, shkak qeni i tij!

Ish-futbollisti i Liverpool, Daniel Sturridge është urdhëruar nga një gjykatë që të paguajë 30 mijë dollarë personin që gjeti qenin e tij të humbur. Futbollisti që tashmë luan në Australi kërkoi ndihmë disa kohë më parë se qeni i tij pomeranian i quajtur Lucci ishte vjedhur nga shtëpia në Los Angeles dhe për këtë arsye ofroi një shpërblim.

Reperi Foster Washington, i njohur me emrin e artit Killa Fame deklaron se e gjeti qenin e Daniel dhe ia çoi në shtëpi, por nuk u pagua asnjëherë. Për këtë arsye ai e dërgoi çështjen në gjykatë dhe kjo e fundit tashmë ka vendosur në favor të tij. Sipas dokumenteve, gjykatësi ka vendosur kundër Sturridge dhe urdhëron atë të paguajë shumën pasi nuk kishte mbajtur premtimin e dhënë.

Tashmë futbollisti duhet të paguajë 30 mijë dollarë dhe shpenzimet e gjyqit. Sturridge i mohoi akuzat, duke pretenduar se të tjerët ‘po përpiqen të përfitojnë për përfitimin e tyre personal’ dhe shpërblimi tashmë i është paguar marrësit të ligjshëm.

Sturridge shkroi në rrjetin e tij social Twitter se:

Thjesht për t’ju bërë të ditur të vërtetën në Krishtlindje. Takova një djalë të ri, i cili gjeti qenin tim dhe i pagova një shpërblim, me të cilin ai u gëzua. Kam bërë foto me të dhe kemi video dhe audio të gjithçkaje që ndodhi kur Lucci u kthye. Në ditën e Krishtlindjes të të duhet të rijetosh ngjarjet e një grabitjeje është e turpshme. Njerëz të tjerë po përpiqen të përfitojnë për përfitimet e tyre personale. Unë jam shumë mirënjohës që Lucci është kthyer në familjen tonë. Dashuri për të gjithë.

Se si do vijojë ngjarja, kjo mbetet për t’u parë.