Botë e Çuditshme Gossip

Ish-partneri i hodhi acid në fytyrë, modelja britanike Katie Piper rrëfen si ka ndryshuar jeta e saj!

Ish partneri i saj xheloz dhe i dhunshëm e la me pasoja për gjithë jetën, pasi i hodhi acid në fytyrë dhe në trup duke i shkaktuar lëndime të tmerrshme dhe e verboi në njërin sy. Por prezantuesja televizive dhe modelja britanike, Katie Piper nuk u dorëzua.

Ajo iu nënshtrua 400 operacioneve dhe transplanteve të shumta pafund të lëkurës. Duke folur me Lorraine Kelly dhe vajzën e saj, Rosie, në emisionin e tyre “What If” ajo tha:

Djegia ime kaloi nëpër muskuj dhe deri në skelet, kështu që ishte një djegie shumë, shumë e thellë.

E gjithë fytyra e saj u rindërtua duke përdorur pjesë të tjera të trupit të saj. Katie nuk u dorëzua, por vazhdoi të luftonte. Në 2009-tën, ajo krijoi një fondacion bamirësie të quajtur ‘Katie Piper Foundation’, i cili synon të rrisë ndërgjegjësimin për viktimat e djegieve dhe plagëve të tjera shfytyruese. Sot është lumturisht e martuar dhe nënë e dy vajzave dhe ka arritur ta rindërtojë më së miri jetën e saj, pavarësisht fatkeqësisë që pësoi.

Sjellim në vëmendje se një 20-vjeçare në Turqi u martua me ish-të dashurin e saj, i cili i hodhi acid në fytyrë, duke e lënë thuajse të verbër dhe të shpërfytyruar. Berfin Ozek u sulmua nga ish-i dashuri i saj, Casim Ozan Celtik, 23 vjeç, pas ndarjes së tyre, në vitin 2019. Pak para se ta sulmonte, autori e kishte kërcënuar vajzën e re se do ta vriste, nëse ajo nuk kthehej me të.

Për këtë vepër, autori u dënua me 13 vite e gjashtë muaj burg, por për shkak të ndryshimit të ligjeve si pasojë e pandemisë, ai arriti të dilte nga burgu. Më pas thuhet se ai i ka dërguar mesazhe dashurie dhe faljeje, duke iu lutur që ta falte. Viktima madje pranoi shkurtimisht të tërhiqte ankesën e saj, duke shkruar:

Nuk jam rehat që ai të jetë mes katër mureve atje. I kemi shkruar shumë letra njëri-tjetrit. Unë ia kam dhënë veten atij. E dua shumë, ai më do shumë.

Pas lirimit, ai i propozoi menjëherë, dhe ajo pranoi. U caktua një datë martese dhe e reja u martua me të në fillim të këtij muaji.