Ish-presidenti afgan Ashraf Ghani u largua nga vendi ditën e dielë në mbrëmje ndërkohë që talibanët rrethuan qytetin duke u shprehur se donte të shmangte gjakderdhjen. Ai e mori këtë vendim pa mbështetjen e forcave të SHBA, siç raporton trupëroja i pallatit presidencial për mediat e huaja. Vendimi u mor për disa minuta si pasojë e negociatave të dështuara me udhëheqësit talebanë në Katar.
Ndërkohë, Joe Biden mbështeti qeverinë e Ghanit, pavarësisht paralajmërimeve nga komuniteti i tij i inteligjencës që ngritën pyetjen nëse ai dhe ushtria e tij do të luftonin në mungesë të mbështetjes së forcave të SHBA. Burimi për mediat e huaja pohoi se vendimi i Ghani për të lënë Afganistanin mund të ketë parandaluar luftërat në rrugët e qytetit.
Ish-presidenti mori me vete katër makina dhe një helikopter ngarkuar me qese me para. Por më vonë ai u detyrua të linte një pjesë të parave sepse nuk përshtateshin dot të gjitha në udhëtim.
Raportimet e mëparshme tregojnë se Ghani ishte arratisur në Uzbekistan, duke cituar burime të Ambasadës Ruse. Gjithashtu, u pretendua se ish-presidenti kishte fluturuar në Taxhikistan, por u ndryshua plani në Oman ku zyrtarët në Dushanbe i refuzuan lejen për të zbarkuar. Por Emiratet e Bashkuara Arabe thanë sot se po presin presidentin afgan Ashraf Ghani në Dubai “për arsye humanitare”.