Rajoni

Ish të dërguarit e OKB në Bosnje: Korrigjimi i kufijve, jo zgjidhje

Ish-përfaqësuesit e OKB në Bosnjë kundër idesë për shkëmbim territoresh në Kosovë-Serbi. Carl Bildt, Paddy Ashdown dhe Christian Schwarz-Schiling i drejtuan një letër të hapur Përfaqësueses së Lartë të BE për Politikën e Jashtme Federica Mogherini për diskutimin rreth korrigjimit të kufijve. Ata theksojnë se e njohin rajonin mjaft mirë për të kuptuar se zhvendosja e kufijve në këtë mënyrë nuk do të zgjidhë ndarjet, por do t’i thellojë ato.