Aktualitet

Ishte shpallur i humbur përpara disa ditësh, gjendet i groposur 34-vjeçari

Një 34-vjeçar i shpallur i humbur që nga data 7 korrik, është gjetur i groposur pranë varrezave të një fshati në Nikël të Krujës. Viktima është shtetasi Keisi Hysa, banues në Gjormë të Kurbinit dhe i shpallur në kërkim për vrasje në Sarandë që në vitin 2015. Grupi hetimor ka bllokuar një sërë provash materiale, duke bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, ku njëri prej tyre u arrestua. Grupi hetimor po punon për sqarimin e të gjithë rrethanave të ngjarjes.