Bota

Itali, betohet Kryeministri i populistëve, telashe në horizont për Brukselin

Kriza politika disamujore në Itali mori fund në skenarin më të keq për Brukselin. Dy partitë populiste, 5 Yjet dhe Lega Nord do të qeverisin Italinë. Giuseppe Conte u betua sot si Kryeministër i vendit. Me të marrë detyrën, ai prezantoi listën e 19 pjesëtarëve të kabinetit, 5 nga të cilët janë gra.