Bota

Itali, Salvini: Prioriteti ynë, t’i çojmë në shtëpi emigrantët ilegalë

Menjëherë pas betimit të kabinetit të ri qeveritar në Itali, Ministri i Brendshëm, Matteo Salvini sinjalizoi synimet për të kthyer qindra mijëra emigrantë, pa dokumente në Itali. Emërimi i tij mund të sjellë ndryshime dramatike. “Dyert e Italisë janë të hapura për njerëz të zotë, ndërsa do t’u japim bileta me vetëm një drejtim atyre që vijnë këtu për të shkaktuar trazira. Kthimi nga kanë ardhur do të jetë një ndër prioritetet tona kryesore”, tha Salvini, kreu i partisë së ekstremit të djathtë “Lega Nord”.