Në Italinë e goditur rëndë nga koronavirusi, me mbi 1 mijë e 800 viktima e rreth 21 mijë të prekur, kryeministri Conte deklaroi sot se duhet pritur dhe ndonjë javë për të parë rezultatet e vendimeve të qeverisë. Shefi i ekzekutivit konfirmoi se ndalesave aktuale, nuk do t’iu shtohen të reja. Pas Italisë, Spanja është vendi i dytë me numrin më të lartë të të infektuarve e të viktimave nga koronavirusi. 288 vetë humbën jetën e rreth 8 mijë janë të infektuarit.