Sport

Italia, Kampione e Europës!

Ishte një festë e gjatë ajo e Italisë që u shpall Kampione e Europës në futboll pasi mundi me penallti Anglinë në Wembley të Londrës.

Pas barazimit 1-1 në 120 minuta, heroi ishte Donnarumma, i cili priti tre penallti, duke ngjitur Italinë në majën e Europës.

Finalja shkoi drejt shtesës por as 120 minuta lojë nuk ndryshuan rezultatin dhe në fund për të përcaktuar skuadrën fituese u desh goditja e penalltive, aty ky dy portierët e bënë siç duhet punën e tyre duke pritur nga dy 11-metërsha. Por te penalltitë gaboi trajneri anglez Gareth Southgate që të fundit ua la tre zëvendësuesve pa eksperiencë si Rashford, Sancho e Saka dhe ata gabuan.

Te Italia pavarësisht gabimeve të Belotti-t e Jorginho-s, në fund festa ishte e gjitha për italianët që triumfuan me rezultatin 4-3, duke bërë të vetin një tjetër Europian pas atij të 1968-ës.  Tashmë nuk ka më “Football’s coming home” por “Football’s going to Rome”.

Tifozët anglezë nuk e kapërdinë dot disfatën në finalen e Euro 2020 dhe pritën disa tifozë italianë gjatë daljes së Wemblit për t’i dhunuar.