Italia vendosi të lejojë zbarkimin e 450 emigrantëve në Siçili. Kjo pasi Franca, Gjermania, Malta, Portugalia dhe Spanja ranë dakort, që të pranojnë nga 50 persona. Qeveria e re italiane ka ashpërsuar politikat, në kuadër të përpjekjeve për të ndaluar hyrjen masive të emigrantëve në portet italiane.