Bota

Italia me qeveri të re

Në Itali po shkon drejt zgjidhjes kriza politike, arrihet marrëveshja për formimin e Qeverisë. Pas ngërçit 3-mujor që pasoi zgjedhjet e parakohshme politike të 4 Marsit, Kryeministri Giuseppe Conte, i  prezantoi Presidentit, Sergio Mattarella, listën e ministrave, për herë të dytë brenda javës. Ata janë zgjedhur nga partitë populliste, Lëvizja “5 Yjet” dhe “Lega Nord”. Herën e parë, Conte dha dorëheqje pasi Mattarella refuzoi dekretimin e euroskeptikut Paolo Savona në krye të Ministrisë së Ekonomisë. Por, mosmarrëveshjet u sheshuan dhe tashmë është rënë dakord që drejtimi i këtij dikasteri t’i besohet Giovanni Tria-s.