Travel

Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren, çfarë duhet të dini!

Nën një frymë të filmave të Agata Kristi, hijeshisë dhe gatimeve me yje Michelin, Italia synon të ringjallë eksperiencën e udhëtimit me trenë luksozë, me La Doce Vita Orient Ekspress. Koncepti është një sipërmarrje e përbashkët mes Arsenale Grup në Itali, francezes Accor dhe operatorit Italian të trenëve Treniitalia. Në bord, pasagjerët do të darkojnë me menu të krijuara nga shefi i kuzhinës Heinz Beck dhe verëra të zgjedhura në partneritet me Vintaly.

Pasagjerët e kanë përshkruar udhëtimin si të jashtëzakonshëm dhe përtej pritshmërive duke vlerësuar dekorin elegant, shërbimin e kujdesshëm ndjesinë e transportimit në një epokë tjetër. E megjithatë ky udhëtim ne kohe nuk i përballueshëm për te gjithë. Bileta nis nga 3500 euro për person për një natë dhe rritet në 12 mijë euro për itinerare më të gjata.

Këtë vit, pritja e Krishtlindjeve mund të marrë një formë krejt tjetër, më romantike, më e qetë dhe më autentike. “FS Treni Turistici Italiani” ofron një mënyrë të re për të përjetuar atmosferën festive të dhjetorit: një udhëtim me trenin e natës Espresso Monaco, që lidh Romën me tregjet më të bukura të Krishtlindjeve në Europë. Ky itinerar i veçantë, pjesë e nismës “Edizione Mercatini di Natale”, është menduar për ata që duan të përjetojnë magjinë e dimrit pa stresin e udhëtimeve ajrore apo me makinë.

Italia dhe Austria njoftuan të enjten se ka përfunduar faza e parë e ndërtimit të tunelit të Bazës së Brennerit, duke arritur në diafragmën e fundit të tunelit. Ky tunel, me gjatësi 64 kilometra, pritet të bëhet tuneli hekurudhor më i gjatë në botë, duke lidhur dy vende dhe duke përshpejtuar lidhjet mes qyteteve europiane. “Flavia”, një makinë precize e operuar nga kompania WeBuild, ka qenë përgjegjëse për gërmimin e më shumë se 14 kilometrave nën Alpe.

Projekti përfshin dy tunele paralelë që shërbejnë si galeri baze dhe tashmë po përgatitet faza e dytë e ndërtimit, përfshirë betonimin përfundimtar, sistemet e ventilimit dhe sinjalizimit. Ministri italian i Infrastrukturës, Matteo Salvini, e konsideron këtë tunel një mundësi të madhe për të përmirësuar shkëmbimet tregtare dhe lëvizjen e udhëtarëve.