Bota

Italia zgjat deri më 7 shtator masat anti-Covid-19

Qeveria italiane zgjati deri më 7 shtator masat që synojnë të ndalojnë përhapjen e koronavirusit. Sipas një dekreti të lëshuar nga kabineti i kryeministrit Giuseppe Conte, maskat duhet të vazhdojë të mbahen në hapësira të mbyllura publike. Gjithashtu, njerëzit detyrohen të vijojnë të mbajnë distancën fizike nga njëri-tjetri ndërsa tubimet e mëdha mbeten të ndaluara. Conte foli për “masa të balancuara” e kërkoi të ruhet vigjilenca kundër virusit.