“The Guardian” së fundmi ka publikuar një artikull mjaft interesant ku nëpërmjet një analize statistikore tregon se gjatë pandemisë kemi më tepër prurje muzikore nga artiste femra.
Pas një sondazhi të bërë online, shumë artiste femra në të gjithë botën janë shprehur se kanë përfituar nga izolimi dhe distancimi social për të qenë më në paqe me veten.
Ato kanë patur më tepër kohë për veten e tyre që e kanë shfrytëzuar për të krijuar këngë të reja, shumë prej të cilave kanë qenë mjaft të suksesshme.
Dy artiste me famë botërore që sapo kanë lançuar albumet e tyre të reja janë edhe Taylor Swift dhe Beyonce. Yjet e muzikës kanë arritur të realizojnë 1 album të tërë gjatë pandemisë që për publikun erdhën si surprizë.