Gossip Showbiz

J. Alexander rrëfen për goditjen në tru dhe mungesën e Tyra Banks?

J. Alexander, i njohur për rolin e tij si gjykatës dhe mentor në shfaqjen “America’s Next Top Model”, ka zbuluar se ka kaluar një periudhë të vështirë shëndetësore pas një goditjeje në tru në dhjetor 2022.

Ai mori pjesë në shfaqje në vitin 2012 dhe më pas vazhdoi karrierën në modë, por një sërë sfidash i ndryshuan jetën.

Për 15 vjet pyesja veten se si ta ruaja statusin e një ikone. Përgjigja është e thjeshtë, thjesht duhet të jem autentik, por pastaj gjithçka ndryshoi. Kur pësova goditjen në tru, nuk e dija se ku isha. Kalova pesë javë në koma

-rrëfeu ai.

Alexander tregoi gjithashtu se u ngushëllua kur kolegët e tij Jay Manuel dhe Nigel Barker e vizituan në spital.

Nuk mund të ecja, nuk mund të flisja. Ishte emocionuese. Qava. Kur më vizituan, m’u kujtua se si e luajtëm shfaqjen së bashku dhe qava sepse më mungonin shumë

-shtoi ai.

Ai shprehu lumturinë për përparimin në shërimin e tij dhe theksoi mungesën e vizitës nga Tyra Banks pas goditjes, megjithëse ajo i kishte dërguar një mesazh duke premtuar se do ta vizitonte një ditë.

Më mungojnë pistat. Unë jam personi që u mësova modeleve të ecnin. Jam i vendosur të ec përsëri dhe jam i sigurt se do të më shihni përsëri. Ende ka shpresë për mua

-përfundoi J. Alexander.