Showbiz

Ja çfarë kuptimi ka rrethi me shkrimin “OFF” në duart e personazheve të famshëm

Ditën e kaluar një sërë personazhesh të famshëm kanë postuar foto dhe video ku shfaqin dorën e tyre ku kanë vizatuar një rreth që brenda shkruan “OFF”.

Një ndër ta është këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora e cila shpjegon se ky simbol tregon se ata nuk do të përdorin asnjë rrjet social këtë të shtunë për tu solidarizuar me luftën kundër problemeve të shëndetit mendor.

“Po e marr pushim për shëndetin tim mendor” -shkruan Rita mbrëmjen e kaluar në Instagram teksa sot është larguar nga rrjetet sociale.