Showbiz

Ja cila është artistja shqiptare që frymëzoi Ariana Grande për të krijuar “7 Rings”

Vetëm pak orë më parë projekti më i ri muzikor i këngëtares Ariana Grande pati debutimin në të gjitha platformat digjitale dhe që në orët e parë ka marrë miliona klikime në YouTube.

Në “7 Rings” 25-vjeçarja shfaqet duke bërë rep, detaj ky që i ka bërë shumë përshtypje fansave të saj. Pas lançimit të kësaj prurjeje, Ariana ka zbuluar se kush e frymëzoi atë që ta bënte këtë këngë realitet.

Nëpërmjet disa portimeve në rrjetin social Twitter, ajo rrëfen se është pikërisht këngëtarja shqiptare, njëkohësisht edhe një ndër miket e saj më të mira, Njomza, muza e frymëzimit.

“Isha me shoqet e mija në New York, kishim pirë shumë shampanjë dhe duke u argëtuar shkova dhe bleva 7 unaza diamanti për secilën. Pas kësaj mikja ime Nomjza tha që këtë ngjarje duhet ta bëja këngë dhe ja ku jemi” ,-shkroi ajo.

Këngëtarja shqiptare Njomza ka qenë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të mira shqiptare me hitin e saj muzikor “Lonely Nights”.