Prej sot, Top Channel nuk mund ta ndiqni më në transmetimet analoge për qarqet Tiranë e Durrës. Për shkak të procesit të dixhitalizimit, programet e Top Channel mund t’i ndiqni me cilësi të lartë transmetimi në Kanalin 59 të bandës UHF, në standardin e transmetimit DVB-T2. Ju që nuk keni marrës televiziv DVB-T2 duhet të pajiseni menjëherë me një dekoder Digitalb.