Aktualitet

Mbyllen transmetimet analoge. Ja si do ta ndiqni Top Channel nga sot

Në vijim të procesit të Dixhitalizimit, nga këto çaste mbyllen transmetimet analoge tradicionale të Top Channel në qarqet Tiranë e Durrës. Abonentët e “Digitalb”, tashmë e kanë të listuar programin e Top Channel, ndërsa pjesa tjetër e teleshikuesve duhet të kenë një dekoder DVB=T2. Teleshikuesit e kanë të thjeshtë. Duhet vetëm të bëjnë kërkimin në kanalin e 59 UHF. Ndërkaq, drejtimi i antenave nuk ndryshon, banorët e Tiranës drejt Malit të Dajtit, ndërsa të Durrësit drejt radarëve të Marinës ose siç quhet ndryshe PSV2. Si gjithmonë, kanali më i madh i shqiptarëve Top Channel është pa pagesë.