Aktualitet

Java mbyllet me mot të paqëndrueshëm në vend!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare e deri të dendura, si dhe kthjellimesh. Në mesditë, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu lokale, me intensitet të ulët, në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Në orët e pasdites, reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve, shtrëngatave e stuhive afatshkurtra, kryesisht në jug, në lindje si dhe përgjatë relieveve të larta malore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje, me shpejtësi mesatare deri 8 m/sek, ndërsa përgjatë bregdetit fiton shpejtësi deri në 12 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 3-4 ballë.

Temperaturat luhaten në vlerat:

Shkodër
15/28
Diell re shi

Kukës
12/24
Diell re shi

Lezhë
16/28
Diell re shi

Dibër
10/22
Diell re shi

Durrës
15/27
Diell re shi

Tiranë
15/28
Diell re shi

Elbasan
14/28
Diell re shi

Berat
13/29
Diell re shi

Vlorë
15/26
Diell re shi

Korçë
10/19
Diell re shi

Gjirokastër
12/25
Diell re shi

Sarandë
16/26
Diell re shi