Aktori i njohur spanjoll Javier Bardem ka ndarë së fundmi një rrëfim prekës për një nga periudhat më të vështira të jetës së tij. Në një intervistë për “The New York Times”, Bardem pranoi se gjatë xhirimeve të filmit fitues të Oscar-it “No Country for Old Men”, ai përjetoi një gjendje të thellë depresioni.
Josh \[Brolin] vinte dhe hapte dritaret sepse jetoja në një shtëpi të errët. Ai hapte perdet dhe më merrte për një shëtitje. Fillova të ndjej: ‘Ah, ekziston gëzimi. Jam me fat që jam gjallë’
-tregoi Bardem, duke vlerësuar ndihmën e mikut dhe bashkë-aktorit të tij që i qëndroi pranë në momentet më të vështira.
Aktori, i cili sapo kishte përfunduar një lidhje të gjatë në atë kohë, pranoi se ndihej i shkëputur nga gëzimet e jetës:
Nuk arrita të mendoj gjëra të errëta, por isha i trishtuar. M’u desh pak kohë që të dilja nga ajo gjendje.
Edhe pse filmi i solli suksese të mëdha, përfshirë çmimin Oscar dhe afirmimin si një nga emrat më të mëdhenj të Hollywood-it, Bardem e kujton atë periudhë si një sfidë të thellë personale.
Ai tregoi se gjatë xhirimeve në disa qytete të Teksasit u ndje i vëzhguar dhe i gjykuar:
Isha tashmë i njohur në kinemanë spanjolle dhe kisha jetuar në New York e Los Angeles, ku nuk e kisha ndjerë veten kaq të vetëdijshëm për veten time.
Rrëfimi i sinqertë i Javier Bardem hedh dritë mbi sfidat e brendshme që shpesh fshihen pas dritave të famës, duke treguar një anë më njerëzore të aktorit që ka kaluar përmes dhimbjes, humbjes dhe forcës për t’u ringritur.