Sport

“Jemi pa fjalë, nuk e meritonim”, Laçi për DigitAlb: Nuk kemi arritur asnjëherë në këtë fazë, por…

Pas humbjes në Varshavë me Poloninë, Qazim Laçi është shprehur se, pavarësisht rezultatit, ai është krenar për lojën dhe lojtarët.

“Jemi pa fjalë. Pa fjalë. E para, unë jam shumë krenar për çunat, për paraqitjen sot. Nuk e meritonim. Kështu e ndjeva unë brenda në lojë. Është e vështirë të gjej fjalët e duhura, por duhet të mbajmë kokën lart. Mos të harrojmë që s’kemi arritur asnjëherë në këtë fazë.

Duhet të jetë një motivim për të ardhmen. Është e vështirë të përgjigjem tani, jemi profesionistë, mos të harrojmë. Duhet ta mbajmë kokën lart, kemi edhe një të ardhme”, u shpreh Laçi.